Revista britanike “World Soccer” përmes një votimi të kryer nga
gazetarë, trajner dhe ish-futbollistë të cilëve ju kërkua për të
zgjedhur lojtarët më të mirë të historisë sipas cdo roli.
Katër herë fituesi i topit të artë, Lionel Mesi është i vetmi futbollist
i ketij formacioni cili vazhdon të luaje ende. I vetmi italian i
përzgjedhur në formacionin 4-4-2 të më të mirëve të historisë së
futbollit është Paolo Maldini, i shoqëruar nga një tjetër ish i
kuqezinjve, të cilin e pati shok skuadre nga viti 2003 në 2008,
braziliani Cafu.
Pjesë e këtij formacioni të përzgjedhur me më të mirët e të gjitha
kohërave përbëhet nga Lev Jashin, Bobi Mur, Bekenbauer, Johan Krujf, Di
Stefanoi, Zinedine Zidane, Maradona dhe Pele. Futbollisti që mori më
shumë vota, ishte Kaizeri Bekenbauer i cili u përzgjodh nga 68 votues, i
ndjekur nga Maradona me 66 vota dhe Pele me 63. Mesi mori 46 vota
ndërsa vetëm 7 preferenca shkuan për rivalin e tij të madh, Cristiano
Ronaldo i cili nuk arriti të hynte në përzgjedhjen speciale.
0 comments:
Post a Comment