Adsense

Home » » "50 Cent" në telashe

"50 Cent" në telashe

Written By Unknown on Thursday, July 4, 2013 | 12:37 PM

description

Rrezikon deri në 5 vjet burg dhe një gjobë prej 46 mijë dollarë reperi “50 Cent”. Ai akuzohet për dhunë shtëpiake në dëm të ish-të dashurës Dafne Joy, me të cilën ka pasur një raport 3-vjeçar. Ende nuk dihet nëse ka qenë vajza që e ka denoncuar këngëtarin, por të gjitha pistat e ndjekura nga gazetat amerikane rozë të çojnë tek e reja me origjinë filipinase. Zëra të tjerë flasin se çifti ka një fëmijë, i dyti për “50 Cent”, por që e kanë mbajtur të fshehur, veprim ky që mund të rëndojë akuzat ndaj reperit, transmeton tch. Më 23 qershor këngëtari dyshohet se ka dhunuar ish-të dashurën, e ka tërhequr zvarrë jashtë apartamentit në Toluka Lejk, në Kaliforni, pasi ka dëmtuar edhe një pjesë të mobiljeve.
Kur mbërriti policia, “50 Cent”, emri i vërtetë i të cilit është Kurtis Xhekson, ishte larguar. Por ai duhet të paraqitet në gjykatë më 22 korrik, raportojnë më tej mediat amerikane.



0 comments:

Post a Comment