
Një anketë interesante është bërë nga e përditshmja spanjolle AS. Sipas rezultateve të dala, në vitet e fundit është rritur antipatia për Real Madridin.
Plot 55% e të anketuarve e përfshijnë klubin madrilen ndër tre më antipatikët, ndërsa vetëm 34% e kanë të preferuar ekipin ‘Los Blancos’.
Numra krejt tjerë i takojnë Barcelonës, e cila nuk pëlqehet nga 40 % e njerëzve, ndërsa 41% e të anketuarve e kanë përfshirë klubin ‘Blaugrana’ ndër tri skuadrat më të preferuara. Kjo është një diferencë shumë e madhe, në krahasim me anketat e bëra dy vjet më parë.
0 comments:
Post a Comment