
Cristiano Ronaldo mund të rikthehet përsëri në Manchester United pasi
pritet që brenda tre ditëve të mbajë një takim me zyrtarët e klubit
anglez.
Ylli i Real Madridit ishte i lidhur me një kalim në Angli pasi shprehu
pakënaqësinë në Bernabeu, por kishte shpresë që arritja e teknikut të ri
Carlo Ancelotti mund t`ia ndërronte mendjen.
Javë më parë presidenti i Madridit, Florentino Perez ka thënë se
portugezi do të nënshkruajë kontratën e re që do ta mbajë atë në
kryeqytetin spanjoll, mirëpo Ronaldo përmes rrjeteve sociale i mohoi
fjalët e Perezit.
Por gazeta spanjolle “El Pais” sot ka raportuar se kapiteni i
Portugalisë mund të takohet me zyrtarët e United para se të nis turneu
parasezonal në Madrid.
Së fundmi menaxheri i pensionuar i United, Sir Alex Ferguson kishte
ndjekur Ronaldon, i cili besohet se dëshiron të rikthehet në klubin që e
bëri lojtarin më të mirë në botë.
0 comments:
Post a Comment